×
  • Sigurime
  • Sigurime

    Situata me targat, KFOR-i: Të gatshëm të ndërhyjmë nëse rrezikohet siguria dhe liria e lëvizjes

    NGASigurimet
    04 Shkurt 2023

    Edhe tri ditë kanë mbetur për qytetarët serbë që janë të interesuar t’i konvertojnë targat ilegale në RKS. Në vizitat e fundit në Kosovë, emisari e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar dhe ai i BE-së, Miroslav Lajçak kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë zbatimin e vendimit për targat ilegale serbe edhe për dhjetë muaj.

    E për çështjen e targave, të enjten këshilltari special i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka pas një bisede telefonike me kryeministrin Albin Kurti. Chollet ka theksuar se me Kurtin ka biseduar për shmangie të tensioneve si dhe shtyrje të zbatimit të vendimit për targat.

    Në lidhje me këtë për sigurinë në vend kanë folur nga misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, të cilët në përgjigjen e tyre dërguar Telegrafit thanë se trupat e KFOR-it po monitorojnë nga afër situatën në terren dhe janë plotësisht të përgatitura për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti, siguria dhe liria e lëvizjes.

    Sipas përgjigjes së tyre, KFOR-i i udhëhequr nga NATO është duke zhvilluar një stërvitje rutinë për një nga njësitë e saj rezervë.

    E cila siç thanë nga ky mision do të rezultojë në një rritje të përkohshme të numrit të trupave në terren.

    “KFOR-i vazhdon të kryejë çdo ditë misionin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të vitit 1999 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të siguri në lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. Komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë bashkëbiseduesit kryesorë, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe të Organizatave të Sigurisë së Kosovës si dhe të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë. Trupat e KFOR-it po monitorojnë nga afër situatën në terren dhe janë plotësisht të përgatitura për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti, siguria dhe liria e lëvizjes. Në përgjithësi, situata është stabile dhe nuk ka pasur ndonjë ndryshim në qëndrimin e forcave të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO. Në këtë periudhë, gjithashtu, Forca e Kosovës (KFOR) e udhëhequr nga NATO është duke zhvilluar një stërvitje rutinë për një nga njësitë e saj rezervë. Kjo do të rezultojë në një rritje të përkohshme të numrit të trupave në terren”, i kanë thënë Telegrafit nga zyra e KFOR-it.

    Në përgjigjen e tyre po ashtu është bërë e ditur se njësitë janë duke kryer aktivitete stërvitore për të ruajtur nivelin e tyre të lartë të gatishmërisë dhe për të kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe sigurimin e lirisë së lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, sipas mandatit të KFOR-it.

    “Në përfundim të stërvitjes, kontingjenti ushtarak do të niset nga Kosova. Tani është koha për të shmangur veprimet dhe iniciativat e njëanshme që mund të dërgojnë në përshkallëzim ose dhunë të panevojshme”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

    Nga Rubrika
    Sigurime
    13 Shkurt 2023

    Sigurimet, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.