×
  • Sigurime
  • Sigurime

    Këto janë produktet që ofron kompania e sigurimeve ELSIG

    NGASigurimet
    13 Shkurt 2023

    Kompania e Sigurimeve “ELSIG” është themeluar në mars të vitit 2008. Periudha e dytë tremujore e vitit 2008 ka qenë periudha fillestare e investimeve në këtë kompani, ndërsa aktivitetin e vet Kompania e Sigurimeve “ELSIG” e ka filluar nga muaji qershor, kur edhe licencohet për shitjen e produkteve të sigurimit nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK).

    Themelues i kësaj kompanie është z. Agim Elshani, i cili ka treguar një sukses të madh në fusha të ndryshme të afarizmit. Për z.Elshani inkuadrimi në industrinë e sigurimeve ishte një sfidë e re me barriera të mëdha, por si rezultat i punës së palodhshme suksesi ishte i pashmangshëm. Për realizimin e qëllimit të tij, z.Elshani përcaktoi objektiva të qarta dhe për këtë si objektiv kryesor ai parasheh investimin në personel. Për të punëtorët janë aset (pasuri) i ndërmarrjes dhe jo vegël e saj. Falë seriozitetit dhe profesionalizmit në lëmin e sigurimeve që kishin personeli i zgjedhur i kompanisë, të cilët e përpiluan strategjinë e punës, ata arritën të futen në treg dhe për një kohë shumë të shkurtër kjo kompani u mirëprit nga klientët dhe cilësohej si kompani që reflekton besueshmëri, qëndrueshmëri dhe partneritet afatgjatë me klientët e saj.

    Në vazhdimësi Kompania e Sigurimeve “ELSIG” SH.A, ka qëndruar karshi kërkesave të klientëve të saj, dhe kërkesave të tregut në përgjithësi. Të gatshëm për të ofruar shërbime dhe mbështetje në përmbushjen e nevojave siguruese në çdo moment.

    Produktet e Kompanisë se Sigurimeve “ELSIG”SH.A janë të përshtatura dhe në harmoni me legjislacioni në Republikën e Kosovës.

    Përveç produkteve të obligueshme, K.S”ELSIG”SH.A. ofron edhe një gamë të gjerë të produkteve vullnetare, për të cilat K.S.”ELSIG”SH.A  njihet në tregun e industrisë së sigurimeve të Republikës së Kosovës si një ndër kompanitë e para.

    Kompania e Sigurimeve “ELSIG” ofron portfolio të ndryshme të produkteve të sigurimeve sikurse janë:

    • Sigurimi i autopërgjegjësisë,
    • Sigurimi KASKO,
    • Sigurimi i shëndetit në udhëtim,
    • Sigurimi i përgjegjësisë (publike dhe profesionale),
    • Sigurimi i garancisë,
    • Sigurimi i pronës,
    • Sigurimi i aksidentit personal,
    • Sigurimi i shëndetit,
    • Sigurimi i mallit në transport,
    • Sigurimi i vendpunishtes.

    Produktet tona janë plotësim i çdo kërkese. Duke ofruar atë që ju duhet me kualitet dhe shërbime të shpejta, K.S. “ELSIG” SH.A. ka arritur që ta fitojë besimin e shumë klientëve. Rëndësi të veçantë i ka kushtuar ndër vite edhe kërkesave për kompensim pas çdo fatkeqësia apo dështimi të të Siguruarve. Jo vetëm shitja por edhe kompensimi në afate kohore të shpejta na ka ndihmuar që të jemi më të mirët në treg.

    Struktura organizative shpeshherë përkufizohet me komunikimin, autoritetin dhe marrëdhëniet e ndërsjella brenda organizatës. Të gjitha këto cilësi të larta organizative gjenden brenda strukturës tashmë të ndërtuar të Kompanisë së Sigurimeve “ELSIG”.

     

    Nga Rubrika
    Sigurime
    13 Shkurt 2023

    Sigurimet, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.