Valon Berisha, drejtor i Financave në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) tregon se vetëm gjatë vitit që lamë pas BKS-ja ka arritur të mbyll hiç më pakë se 5581 lëndë në vlerë financiare prej mbi 9,5 milionë euro. Berisha tregon se në fund të vitit kanë mbetur rreth 2500 lëndë aktive, apo rreth 700 më pakë se sa ishin në fund të vitit 2021. Sipas të dhënave zyrtare të BKS-së shihet se lëndët aktive i përkasin viteve 2002 deri në fund të vitit 2020, ka raportuar iSIGURIME
Vetëm gjatë vitit që lamë pas Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) ka arritur të mbyll hiç më pakë se 5581 lëndë në vlerë financiare prej mbi 9,5 milionë euro. Drejtori i Financave në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) Valon Berisha tregon për “iSIGURIME” se falë një pune dhe angazhimi të madh, janë arritur rezultate të shkëlqyeshme në trajtimin dhe mbylljen e lëndëve të paraqitura për kompensim në BKS.
Berisha më tutje tregon se me 31 dhjetor të vitit 2021 kanë qenë gjithsejtë 3,208 lëndë aktive. Më tutje sipas tij gjatë gjithë vitit 2022 në BKS kanë ardhur edhe 4883 lëndë të reja. “Falë një dinamike dhe një angazhimi shumë të madh të menaxhmentit, por edhe stafit gjatë vitit 2022 është arritur të mbyllën hiç më pakë se 5581 lëndë në vlerë financiare mbi 9,5 milionë euro. Numri i madh të lëndëve të mbyllura dëshmon punën e madhe që është bërë gjatë vitit që lamë pas” tregon drejtori Berisha.
Ai më tutje bën të ditur se në fund të vitit që lamë pas të pazgjidhura kanë mbetur edhe 2509 lëndë të cilat i përkasin viteve nga 2002 deri në 2020. “Me ardhjen e drejtori Mazreku në BKS dinamika e punës ka ndryshuar krejtësisht. Tash është një dinamik shumë më e lartë. Me ardhjen e drejtori të ri numri i lendeve që kanë shkuar në Gjykata thuajse është në nivelin zero. Ne po bëjmë të pamundurën që thuajse të gjitha lëndët që vijnë për kompensim në BKS ti mbyllim me marrëveshje e jo me procedura Gjyqësore” ka thënë më tutje drejtori Berisha.
3208 lëndë aktive kanë qenë në Byronë Kosovare të Sigurimit më 31.12.2021
4883 lëndë të reja kanë ardhur në Byronë Kosovare të Sigurimit nga 01.01.2022 deri më 31.12.2022
5581 lëndë janë zgjidhur në Byronë Kosovare të Sigurimit gjatë vitit 2022
2509 lëndë aktive kanë mbetur në BKS në fund të vitit 2022
9,522,314 euro është vlera e lëndëve që Byroja Kosovare e Sigurimit ka mbyllur gjatë vitit 2022