×
  • Sigurime
  • Sigurime

    EUROSIG ECËN ME HAPA GJIGAND

    NGASigurimet
    13 Shkurt 2023

    Kompania jonë ka qenë zgjidhja ideale për klientët të cilët na kanë besuar disa nga asetet e tyre më të çmuara. Prandaj, Eurosig duke ofruar produkte dhe shërbim me kualitet të lartë me standarte europiane gjatë periudhës Janar-Dhjetor 2022, shoqëria realizoi 14.8 Milion euro prime të shkruara neto, duke shënuar një rritje prej 33.69 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Kurba e ecurisë së primeve të Eurosig shkon në të njëjtin drejtim me tregun, duke shënuar vlerën më të ulët në vitin 2019, ndërsa vlerën më të lartë në vitin 2022. Norma e rritjes së shoqërisë është afro 20% mbi mesataren e rritjes së tregut, ka raportuar ISIGURIME.

    Misioni dhe filozofia e Eurosig për orientimin ndaj klientit, përbën një qasje që mbart vlera për tani dhe të ardhmen. Ne kemi krijuar marrëdhënie afatgjata besimi me punonjësit, klientët, grupet e interesit, duke u përgjigjur kërkesave të tyre me shpejtësi dhe profesionalizëm. Në EUROSIG punohet në grup, nxitet diversiteti, vlerësohen përpjekjet dhe puna orientohet drejt rezultatit.

    Gjatë vitit 2022 Eurosig ka arritur të rrisë numrin e degëve të saj të shitjes në qytete si Prishtinë, Ferizaj dhe Mitrovicë

    Aplikacioni i parë i sigurimeve në Kosovë

    Gjithashtu, për vitin që lëmë pas, kompania Eurosig për t’ua thjeshtësuar procedurën klientëve të saj ka krijuar aplikacionin të cilin mund ta shkarkoni ne App store ose ne Google play. Eurosig është kompania e parë në tregun kosovar e cila e ka krijuar këtë aplikacion ku klientët në mënyrën më të thjeshtë të mundshme mund të hapin llogari me numër personal dhe të ketë mundesi të bëjnë blerjen e policave, njoftimet për mbulimet, pagesën e dëmeve, skadimin e policave aktive si dhe mund të informohen për ofertat më të fundit promovuese. Gjithashtu, në web faqen e Eurosig klientët mund të blejnë SHËNDETIN NË UDHËTIM, të bëjnë aplikimin për të siguruar shtëpinë/banesën dhe për të bërë aplikimin për sigurimin shëndetësor familjar.

    Sigurimi i Shtëpisë dhe pronës
    Një tërmet, zjarr apo shpërthim mund ta dëmtojë shtëpinë ose biznesin tuaj, por me sigurimin e Pronës në EUROSIG investimi juaj është i mbrojtur. Ju thjesht sigurojeni e  për dëmtimet mendojmë ne. Me Sigurimin e Pronës do të jeni të mbrojtur nga:
    Tërmeti– Mbulohen dëmet nga tërmeti në pronën tuaj.
    Zjarri– Mbulon zjarr, rrufe, eksplozion, rënia e avionëve dhe pjesëve të tij, duke ofruar një mbrojtje maksimale nga çdo zjarr aksidental.
    Siguroni investimin tuaj dhe jeta juaj do të jetë gjithmonë e qetë!

    Përfitoni dëmshpërblim në raste: stuhi, breshëri, përmbytje dhe shumë të tjera

     

     

    Nga Rubrika

    Sigurimet, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.