×
  • Lajme
  • Sigurime
  • Lajme

    “Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group”, adresa më e besueshme për sigurim vullnetar në Kosovë

    NGASigurimet
    13 Shkurt 2023

    Tregu i sigurimeve në Kosovë ka pësuar ndryshime kuantitative dhe kualitative në vitet e fundit dhe kjo me gjithë pasojat negative multidimensionale të pandemisë në ekonominë globale dhe natyrisht dhe atë të Kosovës. Ka pasur një stabilitet (në komisionet e ndërmjetësimit për shkak të rregullores së BQK-së) dhe rritje organike të tregut të TPL-së, duke pasur parasysh dhe reformat rregullative në këtë fushë. Natyrisht rritja e këtij tregu ka limite rritjeje të kondicionuara nga 3 faktorë:

    1. Primi për produktet TPL (sipas kategorive respektive) nuk mund të rritet mbi baza voluntariste mbi atë të aprovuar në 2019 nga Rregullatori (BQK). Në aspektin politik rritja e primit shihet si një masë jo-popullore.
    2. Ekzistenca e sistemit Bonus-Malus e ul primin e shkruar bruto për kompanitë e sigurimeve mbi 5% në vit për të njëjtin numër automjetesh në raport me 1 vit me parë.
    3. Numri i automjeteve të rinj (i limituar), si dhe ndryshimi i statusit nga automjete të paregjistruara në të regjistruara (i limituar dhe në varësi të politikave restriktive shtetërore) përbën bazën e vetme të rritjes së këtij tregu, gjë që mbikompenson uljen e primit nga sistemi Bonus-Malus.

    Industria e sigurimeve në Kosovë në vitet e fundit ka bërë përmirësime në drejtim të mjaftueshmërisë së kapitalit, si dhe në standardet e aplikuara për procesimin dhe pagesën e dëmeve.

    Për arsyet e prezantuara më sipër e vetmja alternativë për rritjen e tregut të sigurimeve në Kosovë është rritja dhe zgjerimi i portfolios në drejtim të produkteve vullnetare. Të mos harrojmë se tregu i sigurimeve në Kosovë është i nënzhvilluar në raport me tregjet homologe rajonale dhe natyrisht larg atyre evropiane.  Për zhvillimin e pamjaftueshëm të tregut të sigurimeve për produktet vullnetare në Kosovë kanë ndikuar disa faktorë:

    1. Mungesa e një kulture, tradite sigurimi për produkte vullnetare në Kosovë ashtu sikundër edhe në vendet përreth të rajonit.
    2. Niveli i ulët i të ardhurave bruto për frymë në Kosovë dhe prioritizimi më i ulët në kohë krize në raport me artikujt bazë të shportës së konsumit. Kjo është sjellje normale konsumatore në vendet me Prodhim të Brendshëm Bruto relativisht të ulët.
    3. Mosekzistenca e detyrimeve rregullatore respektive për sigurim të detyrueshëm për produkte sigurimi si CAR dhe Sigurim Prone në kuadër të procesit të kredidhënies.
    4. Niveli relativisht i ulët i investimeve publike në periudhën e pandemisë dhe post-pandemisë.

    Prioritizimi më i lartë i shëndetit pas pandemisë ka rritur interesin për sigurime shëndetësore, por nga ana tjetër ka një disproporcion midis kërkesave për mbulim nga ana e qytetarëve dhe primit, që qytetarët janë gati të paguajnë, me gjithë efektet inflacioniste në kostot e shërbimeve mjekësore.

    Kompania Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group/ Dega Kosovë, ka pasur dhe ka në fokusin e saj produktet vullnetare duke filluar nga klientë:  korporata ndërkombëtare të njohura me aktivitet afarist apo investues në Kosovë, institucione ndërkombëtare, biznese të mëdha dhe SME me pronare lokale, si dhe individë shtetas të Kosovës. Niveli më i lartë në treg i mjaftueshmërise së kapitalit, standartet e larta të imponuara nga Vienna Insurance Group në cilësinë e aksionerit në drejtim të qeverisjes korporative, menaxhimit të riskut, financave dhe procedurave strikte për çdo department apo funksion janë cilësi që e dallojnë kompaninë Sigma në tregun e sigurimeve në Kosovë. Këto procedura/rregullore janë të sanksionuara jo vetëm formalisht por të garantuara nga sisteme software-ike të avancuara “state of the art”, DB të qendërzuara në nivel holding, të zhvilluara dhe të mirëmbajtura nga kompani lidere botërore.   Një nga pikat e forta të kompanisë Sigma Interalbanian VIG/ Dega Kosovë është cilësia e risiguruesve, pa përjashtim A+, dhe kushtit, që asnjë produkt apo policë të mos jetë pa risigurim kualitativ. Assesi në tregjet e risigurimit për vende të vogla dhe me risk të lartë në kushtet e krizave është i vështirë dhe i shtrenjtë. Qënia pjesë e një grupi të madh sigurimesh si Vienna Insurance Group, që në përbërjen e tij ka vetë kompani risigurimi, si dhe garancia që grupe të tilla japin edhe për bashkërisigurues të tjerë, është një benefit direkt për klientët në Kosovë, për të marrë një çmim produkti të pranueshëm në raport me kërkesat për mbulim.

    Sipas vlerësimit të fundit nga Standard & Poor’s Global Ratings, kompania mëmë e Sigma Interalbanian, Vienna Insurance Group është vlerësuar me rating ‘AAA’, për mjaftueshmërine e kapitalit. Kompania Vienna Insurance Group është lidere në tregun e sigurimeve të Austrisë dhe atë të Evropës Qendrore e Lindore.  Ky rating i lartë, si dhe rezultatet ekselente të biznesit në tërësi për grupin, në një portfolio të diversifikuar si në aspektin e produkteve edhe të gjeografisë, janë derivat i një menaxhimi të suksesshëm në të gjitha aspektet, si dhe standarteve të larta të unifikuara e të imponuara në kompanitë e sigurimeve pjesë e Vienna Insurance Group.

    Duke kombinuar standardet e larta dhe benefitet e sipërcituara, që rezultojnë nga qenia pjesë e një grupi lider sigurimesh në Evropë, me punën e palodhur dhe përkushtimin për t’i shërbyer me korrektësi (në përputhje të plotë me termat kontraktuale) dhe seriozitetin e duhur çdo klienti, shpreh mendimin se kompania Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group/ Dega Kosovë përfaqëson një alternativë të besueshme dhe të favorshme për klientët e interesuar për produkte sigurimi vullnetare në Republikën e Kosovës.

     

     

    Nga Rubrika

    Sigurimet, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.