Gjithnjë duke iu referuar të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se gjatë muajve janar, shkurt dhe mars të këtij viti kompanitë e sigurimeve në vend kanë arritur të shesin 22,884 polica TPL Plus, nga 19,656 sa i kishin shitur gjatë periudhës së njëjtë të vitit paraprak. Nëse bëjmë një përllogaritje shihet se shitja e policave TPL Plus gjatë kësaj periudhe është rritur për 16,42 % më shumë në raport më muajt janar, shkurt dhe mars të vitit që lamë pas.