Kampioni aktual francez ka vazhduar serinë pozitive dhe fitoren, pasi ka mposhtur Toulouse në ndeshjen e zhvilluar në Parc des Princes.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim absolut të PSG-së, por të dyja skuadrat arritën ta shënojnë nga një gol.
Goli i parë për befasi erdhi nga mysafirët të cilët shënuan me anë të Branco van den Boomen (20’) për 0-1, ndërsa Achraf Hakimi shënoi në minutën e 38-të për barazimin 1-1.
Në pjesën e dytë, vendasit përsëri ishin më të mirë, duke krijuar më shumë dhe duke shënuar edhe golin e dytë, atë të fitores.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 58-të me anë të Lionel Messi, i cili shënoi për 2-1 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.
Pas kësaj fitore, PSG e sheh veten në pozitën e parë me 54 pikë, ndërsa Toulouse renditet në vendin e 12-të me 29 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, parisienët luajnë në udhëtim te Monaco, teksa Toulouse e pret Rennes.