×
  • Vip
  • Vip

    Yjet e “Game of Thrones”, Kit Harington dhe Rose Leslie po bëhen prindër për herë të dytë

    NGASigurimet
    04 Shkurt 2023

    Aktorët e “Game of Thrones” Kit Harington dhe Rose Leslie janë në pritje të fëmijës së dytë së bashku.

    Harington, i cili luajti personazhin ‘Jon Snow’ në serialin hit të HBO, njoftoi lajmin emocionues të premten gjatë paraqitjes në “The Tonight Show me Jimmy Fallon”.

    Bebe Rexha: Jam e emocionuar që jam nominuar për ‘Grammy’, edhe pse e di që Beyonce do të fitojë

    Harington dhe Leslie, e njohur për rolin e saj si ‘Ygritte’ në serial, mirëpritën fëmijën e tyre të parë – një djalë në fillim të vitit 2021.

    Foto: Getty Images

    Duke folur për djalin e tij dy vjeçar, Harington i tha prezantuesit Jimmy Fallon se djali i tyre “është gati të marrë tronditjen e jetës së tij” pasi ai do të “bëhet me një vëlla ose motër”.

    “Jam i tmerruar. Me foshnjën e parë ju jeni si të ecni nëpër re dhe të kërceni nëpër fusha me margarita për 9 muaj”, tha ai.

    Nga Rubrika

    Sigurimet, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.