Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka publikuara të dhënat për tregun e sigurimeve në vitin 2022, i cili ka pësuar rritje me 9%, krahasuar me një vit më parë.
Për, ish kryetarin e Shoqatës së Siguruesve, zotin Avni Ponari, tregu i sigurimeve nuk varet nga shifrat dhe përqindjet që tregojnë rritjen e një tregu.
Ponari në edicionin e lajmeve në MCN tv, u shpreh se ndryshimi në tregun e sigurimeve është kryesisht në sigurimet e detyrueshme dhe motorike, por jo në ato vullnetare.
Ajo që duhet theksuar dhe që është e rëndësishme për tregun e sigurime në Shqipëri dhe në të gjithë Evropën është që tregu i sigurimeve nuk varet nga shifrat apo përqindjet që tregojnë ngritjen apo uljen e një tregu.
E rëndësishme është sesa është kjo vlerë absolute ose më mirë të themi se sa është penetrimi dhe sa paguajnë për frymë qytetarët e një vendi në tregun e sigurimeve.
Aktualisht ajo pjesë që paguajnë qytetarët në tërësi nuk ka ndonjë ndryshim të madh dhe përqindjet nuk e reflektojnë këtë sepse ndryshimi ose penetrimi në tregun e sigurimeve është kryesisht në sigurimet e detyrueshme dhe motorike, që do të thotë sigurimi i detyrueshëm është sigurimi i automjeteve dhe të detyrueshme mbeten edhe ato sigurime vullnetare të cilat bëhen për shkak të asaj që bankat kërkojnë që ato që kanë kredi të sigurojnë pasuritë dhe jetën e tyre. Këto janë dy, tre treguesit themelor.
Ponari pohon se Shqipëria është e varur vetëm në sigurimet e detyrueshme teksa radhitemi si tregu më i varfër në botë sa i takon sigurime vullnetare.
Sipas tij vendet e rajonit paguajnë më shumë për frymë banori, krahasuar me Shqipërinë.
Pjesa tjetër që është e rëndësishme dhe që është sigurim vullnetar, pra që mbetet në dëshirën e klientëve është akoma në nivele shumë të ulëta.
Shqiptarët paguajnë 35-40€ për frymë në vit, që do të thotë se jemi tregu me i varfër, ndoshta edhe në botë dhe do të thotë se nuk jemi aty ku duhet dhe ku kërkohet. Nëse do flisnim për shifra rritjeve atëherë do thonim se rritja është e tërësishme, nëse do thonin Maqedonia paguan rreth 15€ për frymë, Kosova rreth 120€ për frymë, Austria dhe komuniteti evropian mbi 3 mijë € për frymë, këto janë ndryshime të mëdha të cilat tregojnë se sa qytetarët që shqiptarë janë të ndërgjegjshëm dhe se sa janë të përgatitur për të hyre dhe për tu bërë pjesë e sigurimeve. Kështu që në këto shifra në përqindje japin një panoramë të përgjithshme që në fakt është sigurimi i detyrueshme dhe motorik dhe nuk japin realisht atë që është themelore, pra sigurimi i jetës penetrimi mbetet 2-3%në shkallë vendi, sigurimet vullnetare mbeten 3, 4, 5%, pra 97% mbetet e pasiguruar ashtu siç është edhe jeta, ashtu siç është edhe shëndeti.
Pra këto shifra janë thjesht një paraqitje skematike por jo penetrim dhe ndryshim mentaliteti i shqiptarëve për tu afruar te tregu i sigurimeve.