×
  • Lajme
  • Lajme

    Kritikat e opozitës, drejtori i ri i RTK-së: Nuk jam anëtar i asnjë partie politike

    NGASigurimet
    04 Shkurt 2023

    Drejtori i ri i transmetuesit publik RTK, Rilind Gërvalla ka reaguar pas kritikave të shumta që i janë bërë nga partitë opozitare se është aktivist i partisë në pushtet ,Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

    Gërvalla përmes një statusi në rrjetin social në Facebook thotë se është zgjedhur në mënyrë korrekte, në konkurs transparent, e në garë me kolegë të aftë profesionalë.

    Ai po ashtu ka thënë se nuk është anëtar i asnjë partie politike.

    “Disa figura të politikës kanë kontestuar zgjedhjen time si drejtor të TV-RTK-së, duke hedhur dyshime për integritetin tim si person e si gazetar. Miqtë e mi e dinë se unë që prej vjetësh nuk jam anëtar në asnjë grupacion politik. Unë e kuptoj qëndrimin e tyre, por dua t’ua kujtoj se jam zgjedhur në mënyrë korrekte, në konkurs transparent, e në garë me kolegë të aftë profesionalë. Të gjithë ne qytetarët e moshës madhore kemi kontribuar ndër vite, në një formë ose një tjetër. Kemi marrë pjesë në lëvizjen studentore, skenën muzikore, luftën çlirimtare, ashtu si unë, jemi shprehur për politikë, kemi komentuar, kemi votuar, etj. Them se kjo është normale. Ne nuk mund të sajojmë njerëz prej balte për të udhëhequr institucionet tona”, ka shkruar Gërvalla.

    Ndryshe, Lidhja Demokratik e Kosovës të premten përmes një komunikate për media bëri të ditur që LDK-ja nuk do të marrë pjesë në asnjë emision, apo format që organizohet nga ky transmetues.

    Për emërimin e drejtorit të ri të RTK-së patën reaguar edhe nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), të cilët thanë se kapja dhe nënshtrimi i RTK-së nën direktivën e pushtetit, është një hap më tutje kundër fjalës së lirë dhe lirisë së mediave në Kosovë.

    Kundër emërimit të Gërvallës reaguan edhe nga Partia Socialdemokrate (PSD). Dy aktivistë të PSD-së kishin hyrë në studion e  RTK-së, në fillim të edicionit të lajmeve qendrore, dhe në shenjë proteste kishin shkruar “Radio Telelevizioni i Kurtit”.

    Në lidhje me këtë veprim, menaxhmenti i RTK-së kishte dënuar aktin e aktivistit të PSD-së Nol Nushi, i cili pa autorizim ka hyrë në studion e lajmeve të RTK-së, duke kaluar sigurimin, të cilët kanë menduar se i njëjti mund të ketë qenë i ftuar në emisionet e RTK-së. /Telegrafi/

    Nga Rubrika

    Sigurimet, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.