Sipas saj, propozimin e ministrit të Financave, Hekuran Murati, e ka hedhur poshtë edhe ministria që drejton.
Për të argumentuar këtë ajo ka publikuar një shkresë që kjo ministri i ka dërguar një kryetari të komunës, ku thuhet se “legjislacioni aktual nuk autorizon komunën për falje të pagesës së tatimit në prone”.
“Ministria demanton ministrin. Komunat nuk kanë të drejtë të falin time. Propozimin e Muratit e hedhë poshtë ministria e tij”, ka shkruar Bajrami në Facebook, duke shtuar se “çdo ditë po e dëshmojnë se janë Qeveri praktikantësh”.
Ndryshe, shkresa i drejtohet një komune nga Departamenti Ligjor i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kërkesën lidhur me mundësinë e faljes së tatimit në pronë në komunë nga Kuvendi Komunal deri në vlerën 100 euro.
“Pas shqyrtimit te kujdesshëm të dispozitave të Ligjit Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme (në tekstin e mëtejmë: LTPP), ju informojmë se legjislacioni aktual nuk autorizon komunën për falje të pagesës së tatimit në pronë. Në kapitullin e VI të LTPP-së evidentohet se pagesa e tatimit në pronë është e detyrueshme. Më tej, ky kapitull përmban edhe autorizime për shtyrje të pagesës por jo edhe të faljes. Andaj, vlerësojmë se për një falje të tillë, duhet një akt juridik që ka fuqinë juridike të ligjit. Për qëllime ilustrimit, një situatë e ngjashme ishte adresuar përmes miratimit të Ligjit Nr. 05/L-043 për Faljen e Borxheve Publike, ku u miratua një ligj i cili ka autorizuar shprehimisht faljen e borxhit”, thuhet në shkresë. /Telegrafi/