×
  • Lajme
  • Lajme

    Paraburgim ndaj dy instruktorëve në Viti, morën ryshfet për t’ia kaluar testin kandidatit

    NGASigurimet
    04 Shkurt 2023

    Gjykata Themelore në Gjilan të shtunën ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurve N. H. dhe V. B – instruktorë në një autoshkollë në Viti.

    Sipas gjykatës, të njëjtit dyshohet se i kanë marrë ryshfet një kandidati në mënyrë që i njëjti ta kalojë testin teorik për leje të vozitës.

    Për ta ndihmuar që ai ta kalojë testin, instruktorët e dyshuar i kanë vendosur kandidatit pajisje ilegale montuese (kamera e mikrofon) më trup dhe vesh, por pasi që ai ka hyrë në test është zënë nga vëzhguesit.

    “Ekziston dyshimi bazuar se i pandehuri N. H. pronar dhe instruktor i vozitjes në autoshkollë në Viti, me qëllim që vetit t’i sjell dobi të kundërligjshme pasurore, me dashje të drejtpërdrejt është përfshirë në marrje të ryshfetit, në atë mënyrë para 2-3 muajve takohet me kandidatin M. S., dhe nga ai në emër të regjistrimit për marrje të patentë shoferit merr 300 €, e më pas aty arrin marrëveshje që me rastin e kalimit të testit me shkrim kandidati, t’ia jap edhe 400 €, ku me datën 02.02.2023, kandidati ka pasur t’i nënshtrohet testit teorik për leje të vozitjes. Të njëjtën ditë kandidati paraprakisht është takuar me të pandehurit, më ç’rast i pandehuri e merr të njëjtin me veturën e tij e dërgon në një shtëpi, së bashku me L. P. (në arrati) dhe V. B. (instruktor), ia vendosin pajisjet ilegale montuese (kamera e mikrofon) në trup dhe vesh, pasi që kandidati hynë në test, zihet nga vëzhguesit e testit, me ç’rast edhe kontrollohet me detektor, e pas kontrollimit pajisjet ilegale montuese gjenden në trupin e tij”, thuhet në komunikatën për media.

    Me këto veprime të pandehurit N. H. dhe V. B. dyshohet të kenë kryer veprën penale “marrje e ryshfetit në bashkëveprim”.

    “Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, duke i marr për bazë të gjitha ato që u thanë më lart, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale”.

    Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit.

    Nga Rubrika

    Sigurimet, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.